Qeveria ka disa njoftime për mërgimtarët
06 korrik 2022
| 16:11
Qeveria e Kosovës u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, derisa i ka njoftuar edhe për disa të reja.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qeveria ua ka bërë me dije mërgimtarëve se mund ta bëjnë online pagesën e policës kufitare dhe se kostoja e saj do të mbulohet edhe sivjet nga Qeveria.
Ata janë njoftuar edhe për kalimin e lehtësuar në pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona e ndalesa.
Më tutje është bërë me dije se tash mund të aplikojnë online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën “E-Kosova” dhe se do të ketë shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet për në Kosovë.