Qeveria kërkon kredi pesëvjeçare nga Banka Botërore për Pakon Emergjente

15 qershor 2020 | 15:52

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të autorizojë Ministrin e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore për financimin e “Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën”.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi se kredia do të jetë pesë vjeçare e cila do të ndihmojë në mbulimin e Pakos Emergjente të mbetur, si dhe shpenzimeve, përfshirë edhe familjet që s‘kanë asnjë të ardhur. “Pjesa e kredisë do t’iu adresohet pakos emergjente të mbetur dhe familjeve që nuk kanë asnjë të ardhur dhe mbulimin e shpenzimeve. Kjo kredi do të jetë 5 vjeçare”, ka deklaruar Bajrami.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt,  Nuredin Lushtaku së bashku me…