Qeveria kërkon ndriçimin e incidenteve me motive ndëretnike

05 qershor 2018 | 15:24

Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie është shprehur e shqetësuar dhe ka dënuar incidentet e fundit që kanë ndodhur me  motive ndëretnike.

Sipas Qeverisë këto incidente ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Kabineti qeveritar ka kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë.

“Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse”, është theksuar në komunikatën e qeverisë.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës i ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për raste, të bashkëpunojnë me organet e rendit.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave Bedri Hamza priti të martën në takim…