Qeveria konfirmon pjesëmarrjen e Kurtit në drekën e von der Leyen me liderët e Ballkanit Perëndimor
18 shtator 2024
| 16:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të marrë pjesë në drekën e punës të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në drekën që pritet të mbahet nesë (e enjte), janë ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor, derisa pjesëmarrjen e Kurtit, për “RTV21” e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Aty janë ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministri i Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Bornaja Kristo dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkohë, sipas mediave serbe, ky i fundit ka konfirmuar po ashtu pjesëmarrjen e tij.