Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj
29 gusht 2020
| 22:57
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nga storie suksesi me menaxhimin e pandemisë është kthyer në vendin që prinë me rastet e vdekjeve në botë.
“Kosova sot nuk është as shembull i mirë e as shembulli i keq, por thjesht vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve prej virusit”, është shprehur Kurti, transmeton Klan Kosova.
Ai partnerin e dikurshëm, LDK-në, e ka quajtur ‘lidhje aspak demokratike.
“Afër 100 ditët e ‘institucionalizmit’ dhe akademikëve të propaganduar nuk ushqejnë trurin, por rrënojnë trupin. Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj”.
“Kuadro të këtilla institucionaliste me shumë përvojë në menaxhim? Jo, faleminderit”.