Qeveria Kurthi 3 e “bekuar” nga prof. dr. Ramçe

14 prill 2025 | 15:01

Behxhet Sh.  SHALA – BAJGORA

A po bashkohemi me Shqipërinë apo me Serbinë: Puna e formimit të qeverisë Kurthi 3 po bëhet si tërkuzë  apo si një lindje e vështirë me shumë mami. Thonë se kur ka shumë mami gjatë lindjes, fëmiu lind me të meta. Kështu duket të jetë fati edhe i qeverisë Kurthi 3. KM në mungesë e jo në detyrë, Albin Kurthi, nuk flet fare nëse i ka numrat apo jo, si deklarues në favor të votave i ka nxjerrë personalitetet më të shquara njerëzore, politike, kombëtare dhe intelektuale të LV-së si Halil Thaçi, Dimal Basha, Mef Bajçina, ekstazitë e Prizrenit, si garda pretoriane apo kerberë që e ruajnë derën e hyrjes për në Parajsë e që Kuvendi apo qeveria është parajsë për ta prandaj Kurthin e kanë ZOT, i binden si të ishte vet Zoti. Po t’lëmë këta imcakë që kurrë dhe asgjë nuk kanë bërë për Kosovën, shqiptarët, kosovarët e lëre më për Shqipërinë që thuaja e konsiderojnë si vend të huaj në mos edhe armiqësor. Kohëve të fundit kisha një frikë se mund të na sulmojë Shqipëria, për vete isha dorëzuar menjëherë dhe iu kisha bashkuar forcave “okupuese”. Ja se na doli një trim i mishleshit që haptazi tha se do të luftonte kundër Shqipërisë, nëse na sulmon! I besova se fort e pat kundërshtuar Serbinë, deri sa kishte derdhur lot për Xhinxhiqin dhe Ivanoviqin. Kjo vetëm sa e forcon të vërtetën se mençuria e ka një kufi, budallakia nuk njeh dhe nuk ka kufij. Po, pa merak, kjo qeveri asnjëherë nuk do të na vë para dilemave; me Shqipërinë a me Serbinë? Bashkimi me Shqipërinë pamundësohet nga Kushtetuta e Kosovës, për qeverinë Kurthi 2 është Kushtetuta e Ahtisarit kurse bashkimin me Serbinë nuk e pengon as Kushtetuta e Kosovës, as BE e as vendimmarrësit tjerë. Pastaj, deklaratat dhe qëndrimi i qeverisë Kurthi 2 për themeluesit e UÇK-së që e sollën lirinë, e shpallën pavarësinë dhe e krijuan shtetin, si pikë e ndërmjetme për bashkim kombëtar, nuk dallon aspak nga qëndrimi i Serbisë dhe Rusisë. Një numër i madh i tyre çështjen kombëtare e kanë si mish të huaj në trupin e tyre me përmbajtje dhe bindje jugosllave. Ta marrim Listën e deputetëve të LV-së apo të kabinetit qeveritar. Me respekt për raste të izoluara me një të kaluar kombëtare, aty nuk gjeni asgjë kombëtare, rrinë gatitu për euro para himnit memec të Kosovës, e urrejnë “rreth flamurit të përbashkuar..” kurse në mendje dhe shpirt e kanë “Hej slloveni”. Nëse nuk kishin moshë për të luftuar, kishin familje, që nuk kanë histori aspak kombëtare. Përkundrazi! Merrini ministritë vitale për një shtet, më gjeni një të kaluar kombëtare, personale apo familjare. Nuk i gjeni, mos u lodhni!

A po bëhet qeveria Kurthi 3: Përfituesit e çastit duan që sa më shpejtë ta formojnë qeverinë Kurthi 3, madje edhe ne 60.51 për qind të votave, vetëm ta ruajnë pronësinë mbi livadhin e quajtur Kosovë ku kanë shkatërruar çdo gjë mbi tokë e sidomos nëntokë. Nuk e kanë problem, as njerëzor e së paku moral nëse prostitucionin politik e përdorin për të siguruar numrat. Nuk e kanë për herë të parë! Për të larguar çdo dyshim nëse janë siguruar numrat për qeverinë Kurthi 3, doli në skenë një tupan i shqyer,  në jetën e përditshme i njohur si ndotës mediatik , elefant i mediokritetit dhe injorancës kurse në qarqet “intelektuale”, i vetdeklaruar si prof. dr. Ramçe…Kurth ..ov. Partnerin e gjeti te partia që siguron stabilitet dhe siguri afatgjate për Kosovën, rajonin dhe botën…NISMËN, që, sipas meje mund ta ketë pasur qëllimin e mirë në fillim por se do të përfundojë, në të ardhmen në LV sikur mendermethënë Lista Guxo dhe Alternativa kundër veteranëve të UÇK-së e që janë shkrirë në Listën e LV-së, duke “ruajtur identitetin..”. Fatin e tillë do ta ketë edhe NISMA dhe nuk mund ta paramendoj që Fatmir Limaj të ngjitet me fatonpeca, haxhiqamila apo zemlaken e Radojçiqit, Limoza Kularin. Apo në klounen shëtitëse që paguhet shumë për turpin që e shpërndanë nëpër botë në emër të Kosovës, Donikë Shvarc Zezën.

Nëse Fatmir Limaj dhe NISMA vërtetë do të ishin të domosdoshëm për procese politike që e presin Kosovën, nuk do të kishte asnjë problem, do të admiroheshin nga të gjithë. Por, me votat shumë modeste apo simbolike nuk do të prodhojnë asnjë rezultat përveç se do të luajnë rolin e kalit për ta kaluar lumin qeveria Kurthi 3. E pastaj vjen ajo e famshmja: “e kalova lumin, ta q…sha kalin..”. Pastaj, koalicioni parazgjedhor është njëfarë marrëveshje martesore, nuk mund të shkëputet që në ditën e parë, pa ndonjë arsye të madhe! Nëse, pa paralajmërim largoheni nga shtrati martesor – koalicioni, është njëfarë tradhtie, mbani përgjegjësi para Robit dhe Zotit. Hyra pak si thellë!

Në anën tjetër e gjejë një arsye të besueshme për bashkim eventual të Fatmirit me Kurthin e këto janë: Fatmir Limaj e bënë këtë vetëm për çështje kombëtare e jo për poste e lëre më materiale.

Fatmir Limaj do t’i bindë këta mahlukatët e LV-së se shteti nuk provohet.

Fatmir Limaj bashkë me Besnik Bislimin, Hajnrullah Çekon dhe të tjerët do ta luftojnë pa asnjë kompromis korrupsionin. Ky do të jetë misioni kryesor i tij.

Malishevën do ta bëjë qytet metropolitan, pa asnjë dyshim! Ky është qëllimi dhe gjykimi i tij. Mund të ketë edhe arsye tjera por që me mungesën e kapacitetit që e kam, nuk i dalloj.

Dhe për fund, nëse Fatmiri e lidhë fatin politik me Kurthin dhe Donikë Shvarczezën, fundin politik do ta ketë aty, si pjesë e LV-së, sepse askush nuk do të bashkëpunojë me të.

Fort jam i bindur se LV-së por as opozitës nuk i duhet qeveria me 61 – 63 vota,  nuk vlen për pesë para. Nëpër proceset që do të kalojë Kosova domosdoshmërisht duhet të arrihet një konsensus kombëtar dhe politik, deri në përfundim të proceseve që, as nuk do të jenë të mira e as të lehta për Kosovën. Pas këtyre proceseve do të shpalleshin zgjedhjet dhe në bazë të votave do të projektohej arkitektura politike dhe qeverisëse. Mos të mendojë se Kurthi me elberta, atiqa, damka, surroja etj., dhe duke lënë pa vendimmarrje 49 deputetë shqiptarë (pa Limajn), do të mund të merr vendime të rëndësishme për Kosovën. E njëjta vlen edhe për opozitën e pabashkuar e me një bashkim eventual, nuk do të mund të martë vendime të rëndësishme për Kosovën duke lënë 48 deputetë të LV-së (pa Limajn) pa vendimmarrje.  Prandaj po kërkoj konsensus politik dhe nacional. Për asgjë tjetër.

Me respekt, admirim, dashuri dhe përulësi përkujtoj 22-vjetorin e rënies së bardëve për çlirim dhe bashkim kombëtar, Islam Berishën – Komandant Lamin dhe Hamzë Behramin, luftëtarëve të të gjitha luftave Çlirimtare të shqiptarëve, kudo që u bënë. Komandant Lami dhe Hamzë Behrami lirinë dhe bashkimin kombëtar e kishin ideal, frymëmarrje, jetë dhe pikësynim përtej ku nuk shkohej më. Komandant Lamin e kam njohur, e kam pasur mik shtëpie ndërsa Hamzën jo. Por pasi ishte me Lamin, i njëjtë ishte edhe për mua. Komandant Lami dhe Hamzai, nuk patën çka të japin më shumë se që e dhanë, frymën dhe Jetën për të frymuar ne dhe për të jetuar ne, jo për të mbijetuar. A e kemi merituar dhe a e meritojmë sakrificën sublime të Komandant Lamit, Hamzait dhe Heronjve të Kombit. Shumë dyshoj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Tahir Batatina ka shënuar një sukses të madh me…