Qeveria Kurti anulon një vendim të ish-qeverisë Hoti
13 prill 2021
| 14:41
Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin e datës 24 dhjetor 2020 të marrë nga Qeveria Hoti, lidhur me kandidatët për kryesues të Bordit të Rregullatorit të Energjisë.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka thënë se arsyeja e anulimit të këtij vendimi është tre nga kandidatët më të suksesshëm nuk përkojnë me të dhënat e Ambasadës së Britanisë, e cila është pjesë e monitorimit të rekrutimit të pozitave të larta në institucionet e Kosovës.
“Lista e tre kandidatëve për kryesues të Bordit të Rregullatorit të Energjisë të vlerësuar si të suksesshëm nuk përkon me të dhënat nga Ambasada britanike”, ka thënë Kurti.