Qeveria Kurti diskriminon Drenicën, Skenderajt nuk ia përkrah asnjë projekt të ri

11 dhjetor 2023 | 16:57

Qeveria e Kosovës vazhdon të dëshmojë padrejtësi me ndarjen e buxhetit të shtetit.

Këtë herë qeveria Kurti “i ngiu” me buxhet katër komunat që drejton vet, por Drenicës ia ndau vetëm 185 mijë euro.

Sipas të dhënave rreth investimeve  kapitale për vitin 2024, Komunës së Drenasit,  qeveria ia ka ndarë vetëm 185 mijë euro, ndërsa Skenderaj asnjë cent.

Për këtë ka reaguar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka kritikuar qasjen e qeverisë si “një mendësi nihiliste e të çoroditur”.

“Asnjë projekt i ri nga Qeveria e Kosovës për Skenderajn. Instituti GAP ka publikuar analizën mbi Projektbuxhetin  e vitit 2024, më ç’rast shihet më së miri diskriminimi i komunës së Skenderajt, duke mos u përkrahur financiarisht me ndonjë projekt kapital për vitin 2024.  Kjo qasje e qeverisë është vazhdim i një mendësie nihiliste e të çoroditur ndaj komunës sonë, e cila nuk është parë asnjëherë që nga viti 1999 e tutje.  Zotohem para qytetarëve të Skenderajt, se Komuna jonë do të vazhdojë t’i çojë përpara projektet e planifikuara me buxhetin tonë vetanak, i cili ndonëse është i pamjaftueshëm, do t’i trajtojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve sipas prioriteteve!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i 39-të në rastin e krerëve të UÇK-së, Dejan…