Qeveria Kurti do të paguaj 6.250 euro në muaj për një punonjës të kulturës

26 gusht 2022 | 18:48

6.250 euro në muaj (Gjashtëmijë e dyqind e pesëdhjetë) do të paguhet një menaxher i lartë i portofolave dhe analist i lartë i politikave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë Kurti, gjatë dy viteve të ardhshme. Pra, 150 mijë euro paga do t’i marrë 1 zyrtar i Qeverisë Kurti për 2 vite.

Kjo po bëhet nëpërmjet një tenderi që ka hapur MKRS-ja më 18 gusht të këtij muaji, për angazhimin e ekspertëve të çështjeve të caktuara për shërbime, konsulentë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta.

MKRS-ja ka hapur tender për pesë pozita, për të rekrutuar një konsulent për marrëdhënie me publikun në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, tre konsulentë (staf mbështetës) për zyrë të Drejtave të Autorit dhe një Menaxher të lartë të portofolave-Analist i lartë i politikave.

Katër të parët do të jenë ekspertë me shërbime ditore, ndërsa i fundit, ajo e Menaxherit të lartë të portofolave për një kohëzgjatje dyvjeçare.

Konsulenti për marrëdhënie me publikun do të marrë 13 mijë euro brenda 12 muajve. Tre konsulentët për zyre të drejtave të autorit do të marrin nga 1958 euro për 15 ditë, apo 130 euro për një ditë pune.

Ndërsa, Menaxheri i Ri i Portofolave në MKRS të Qeverisë Kurti, i vetëm, brenda periudhës dy vjeçare, do të marrë 150 mijë euro apo 6.250 euro në muaj.

Nëse këtë pagë të këtij punonjësi të ri të Qeverisë Kurti do ta përkthenim në pagat e punëtorëve të tjerë të sektorit publik, atëherë kjo do të ishte e barasvlefshme me 15 paga të mësuesit për një muaj. Kujtojmë se paga e mësuesit në Kosovë është 421 euro.

Paga prej 6 mijë e 25o euro e zyrtarit të lartë të kësaj qeverie po ashtu është e barasvlefshme me 16 paga të një polici kosovar për një muaj. Kujtojmë se paga e policit është 392 euro.

Ndërsa nëse krahasohet kjo pagë e këtij zyrtari më pagat e mjekut në Kosovë, i bie që ai do të marrë brenda një muaji 10 paga të mjekëve, pasi që paga e mjekut të përgjithshëm është 615 euro.

Ose, kjo pagë e këtij zyrtari të super paguar prej 6.250 në muaj mund të krahasohet edhe me 15 paga të infermierëve për një muaj, pasi paga e infermierit në Kosovë është 425 euro.

Ndërsa nëse krahasohet me kolegët e tij në sektorin e kulturës ku do të angazhohet ky zyrtar i qeverisë Kurti do ta ketë pagën sa 15 aktorë të Teatrit Kombëtar për një muaj, pasi paga e tyre është 400 euro.

Ky tender i Qeverisë Kurti i cili është hapur më 18 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 31 gusht, po zhvillohet në kohën kur sindikalistët kosovarë kanë nisur grevat masive në vend, duke kërkuar rritjen e pagave të tyre për shkak të inflacionit të madh që ka kapluar vendin dhe rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazë për jetesë.

Për detajet e tenderit, datat, shifrat, çmimet dhe pagat, shikoni edhe dokumentet bashkangjitur, të publikuara platformën e-prokurimi:
No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në…