Qeveria Kurti e emëron të dyshuarin për dallavere me rezerva si drejtor të akreditimit në MINT

26 mars 2025 | 11:42

Irfan Lipovica, i arrestuar dhe i dyshuar për përfshirje në skandalin e rezervës shtetërore, ka përfituar një pozitë të rëndësishme.

Ai nga qeveria është emëruar drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit në MINT.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme pas rekomandimit nga ministrja Rozeta Hajdari.

Lipovica ishte arrestuar bashkë me Ridvan Muharremin dhe një zyrtar tjetër në MINT, pas raportimit të Nacionales për dallavere me rezervat shtetërore.

Sipas Prokurorisë, Lipovica ka lejuar me dijeni të plotë që në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të anashkalohet procedura e hapur e Prokurimit publik për blerjen e rezervave shtetërore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…