Qeveria Kurti III do të formohet, koalicioni me partitë e komuniteteve joshumicë, opsion ideal

27 shkurt 2025 | 08:31

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është shprehur i bindur se Qeveria Kurti III do të formohet dhe se koalicioni me partitë e komuniteteve jo-shumicë, përjashtuar ato serbe, është opsioni më i përshtatshëm për qeverisjen e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Megjithatë, sipas tij, vendimet përfundimtare për formimin e koalicioneve dhe qeverisë do të varen nga rezultatet përfundimtare dhe diskutimet e brendshme në VV-ja.

Hyseni ne një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se edhe me numërimin e votave te diasporës VV-ja do ti ketë mbi 50 deputet.

“Unë nuk thash që nuk i kemi numrat, unë thash që nuk i kemi numrat e njëjte nuk i kemi 56 deputet, mbase nuk do ti kemi 56 por mbi 50 besoj që do të jenë. Pas numërimit final, duhet të shihen mandej opsionet me partitë e vogla me partitë e vogla të komuniteteve jo shumice, jo serbe. Dhe me këta numra unë besoj që do të mund të krijohet edhe qeveria Kurti III, edhe unë jam i bindur që do të krijohet qeveria Kurti III. Kjo do të ishte idealja, e pritshmja dhe e nevojshmja edhe për Kosovës dhe e para si opsion edhe për VV-në. Por megjithatë siç ka thënë edhe zotëri Bahtiri duhet të priten rezultatet finale, e më pas edhe në bazë të statutit të VV-ja ku përcaktohet diskutimi i brendshëm që në këtë rast do të jetë shumë dinamik dhe i shpejt për mundësin e koalicioneve pas zgjedhorë për formonim e qeverisë, duhet të shihen edhe opsione të tjera sipas rezultateve finale më pas”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se përkundër sfidave dhe kundërshtimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një rezultat të mirë.

Hyseni gjithashtu ka shprehur pritshmëritë për një ndikim pozitiv nga votat e diasporës, të cilat mund të rrisin numrin e mandateve të Vetëvendosjes në Kuvend.

“Besoj që me gjithë luftën që ka qenë ndaj VV, qoftë nga partitë opozitare, qoftë nga mekanizmat e tjerë të shumtë, besoj që rezultati është jashtëzakonisht i mirë. Kënaqshmëria e rezultatit nuk do të ishte e mjaftueshme as një here sepse ne do të kërkonim më shumë, por në kuptimin e kohës për sa kemi qeverisë, në kuptimin e betejave aq ka qenë ndaj nesh, luftës, pengesave që kanë qenë rezultati megjithatë është i mirë dhe i kënaqshëm. Unë  po shpresoj që tash me numërimin e votave të diasporës presim që një përqindje shumë e madhe se sa asaj që ka qenë në Kosovë do të jenë nga diaspora për VV-në. Këto mbase do të kenë ndonjë ndikim që rezultati të jetë edhe me i thellë se sa që ka qenë tash dhe numri i ulëseve të shtohet në Kuvend. Nga një numër i caktuara i deputeteve që i kemi pasur në vitin 2021, humbja e ulëseve që kemi, ose numri me i vogël i ulëseve që i kemi është minimal nuk është shumë i madh në krahasim me zgjedhjet e vitin 2021. Kjo tash pritet të finalizohet si numra me votat e diasporës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik Keir Starmer ka nënvizuar rëndësinë e unitetit përpara…