Qeveria Kurti ka cenuar demokracinë

27 gusht 2020 | 08:41

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ish-qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Molliqaj ka thënë se Vetëvendosja luftën kundër korrupsionit e ka bërë vetëm me fjalë dhe nuk i ka kritikuar oligarkët.

“Nuk ka prodhuar ndryshe prej asaj që kam pritur, përveç që e ka shpërfaqur atë që e kam pritur. Shumë njerëz e kanë parë pozitivisht (qeverinë Kurti), por një prej kritikave ka qenë cenimi i demokracisë”, ka deklaruar Molliqaj në TV Dukagjini.

Ai ka thënë se ish-qeveria Kurti dy herë ka shkelur Kushtetutën për 45 ditë sa ishte në qeveri dhe kjo, sipas tij, është shqetësuese. Molliqaj ka thënë se Vetëvendosja, edhe pse deklarohet e majtë, ajo të gjithë ministrat i ka pasur të djathtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër çast i sikletshëm ka ndodhur në mes të…