Qeveria Kurti kap “fshesën” për largimin e ambasadorëve politikë
Ministria e Punëve të Jashtme, e cila drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, ka kapur “fshesën” për t’i larguar ambasadorët e emëruar politikë.
Ky largim i ambasadorëve politikë po bëhet në bashkëpunim në mes të MPJ-së dhe Presidencës.
Burime të mirinformuara të gazetës “Epoka e re” brenda diplomacisë së Kosovës kanë bërë me dije se disa ambasadorë që janë në fund të mandatit, por edhe të tjerë që janë në gjysmë të mandatit, kanë marrë telefonatë nga MPJ për largim nga detyra e ambasadorit.
Këto burime të gazetës “Epoka e re” thonë se disa ambasadorë, pos telefonatës që kanë marrë nga MPJ-ja për largim nga pozita e ambasadorit, ata do të njoftohen për largimin e tyre edhe përmes njoftimit zyrtar në ditët e ardhshme.
Në ditët e ardhshme “Epoka e re” do t’ju njoftojë më gjerësisht se pos qeverisë Kurti, kush tjetër është në prapavijë për shkarkimin e disa ambasadorëve që pritet të ndodhë këto ditë.
(Mal Qorraj / Epoka e re)