Qeveria Kurti lejon që ‘Trepça’ të marrë deri në 20 milionë euro hua
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka lejuar që “Trepça” të marrë deri në 20 milionë euro hua nga Ministria e Financave.
Për marrjen e këtij borxhi i gjithë kabineti qeveritar ka votuar pro.
Më tutje, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik.
“Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik në vend dhe për këtë investimi në ndërmarrje publike është i nevojshme. Prandaj kërkohet huamarrje deri në 20 milionë nga ‘Trepça’ me qëllim të investimit kapital në miniera dhe flotacione”, ka thënë Kurti.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se si do të shpenzohen këto 20 milionë euro.
“Kjo huamarrje është në kuadër të veprimeve që kemi bërë si qeveri për kthyer gjendjen e mirë në ndërmarrjet publike probabilitetit dhe mirë menaxhimit. Pritet për tu investuar në makina për miniera dhe floatcione që do të mundësonte rritjen e prodhimit”, është shprehur Murati.