Qeveria Kurti më e dobëta në historinë e Kosovës së pasluftës

14 shkurt 2022 | 13:43

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se kjo qeveri është më e dobëta në historinë e Kosovës së pasluftës.

Në njëvjetorin e fitores së Vetëvendosjes, Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë, veçse ka shtrenjtuar energjinë elektrike dhe nuk pati vizion për dialogun.

“Një vit nga kur janë mbajtur zgjedhjet dhe Vetëvendosje fitoi mbi 50 për qind të votave, fatkeqësisht kemi të bëjmë me një qeveri të dobët, përveç shtrenjtimit të çmimeve, rrymës, mungesës së vizionit për dialog, nuk ka punuar diçka. Kjo qeveri për këtë vit do të njihet si qeveria më e dobët në historinë e Kosovës së pasluftës”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar “Shën Valentinin”, ditën…