Qeveria Kurti po i ndëshkon qytetarët me fatura të rrymës

09 dhjetor 2024 | 08:49

Kryetari i komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka deklaruar se pagesa prej 17.7 euro është ndëshkim shtesë dhe i padrejtë për ata konsumatorë që përballen me vështirësi financiare dhe nuk janë në gjendje të paguajnë faturat me kohë.

‘’Pagesa për ri-kyçje e rrymës asgjë më shumë veçse një ndëshkim shtesë që në këtë mandat të Qeverisë të Kurtit e ka secili konsumator. Ky vendim nuk ka qenë asnjëherë dhe kjo është ndëshkim për qytetarët që edhe aksidentalisht apo rastësisht nuk mund të paguajë në kohë e duhet të bëjë ri-kyçje e të paguajë, pra gabime jo meritore që u jepen konsumatorëve të Kosovës nga sistemi energjetik I vendit’’, ka pohuar i Shala për FrontOnline.

Madje, sipas tij, duke i parë gjitha veprimet e qeverisë “Kurti” nuk përjashtohet mundësia që sërish të kemi shtrenjtim të rrymës.

‘’Nisur nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat 4 vjeçar të qeverisë Kurti, nuk përjashtohet ngritja e çmimit të rrymës në këtë dimër përsëri’’, tha Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë televizionin Hayat të Bosnjës…