Qeveria Kurti ‘serbofile’, solli vetëm trishtim, mjerim dhe stalinizëm
Analistja Kimete Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.
Ajo me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook e ka quajtur këtë të fundit “serbofile”, qeveri që solli stalinizëm, mjerim e trishtim.
Albin Kurti i ka shfrytëzuar për pushtet edhe viktimat e luftës, të cilët më nuk po kërkojnë drejtësi, as për veten e tyre, dhe askush më nuk po kërkon të paditet Serbia për krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve”, ka shkruar ajo.
Berisha ka akuzuar edhe presidenten Osmani e cila sipas saj po merret më shumë me ridizajnim të llukut.
Postimi i plotë i Berishës:
Qeveri antishqiptare!
Albin Kurti po sillet si masë e dhunshme.
Është duke e dhunuar popullin shqiptar në mënyrën më të tmerrshme që do të mund të imagjinohej.
Erdhi si shpresë, solli trishtim;
Premtoi mirëqenie, solli mjerim;
Fitoi në emrin e lirisë, solli stalinizëm.
Do t’i numëroj disa veprime horror të qeverisë Kurti, dhe nuk e di a do të mund që deri në fund të shkrimit të gjejë motivin e Albin Kurtit që secilin veprim që e merr, e merr kundër shqiptarëve.
I sakrifikon shqiptarët me obsesion dhe papushim.
Pse?
Qeveria Kurti (me apo pa vetëdije), është serbofile.
Qe, t’kallzoj pse!
Pse shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë!
Qe, çka e bën proserb:
Po e varfëron Kosovën, për t’u zbrazur Kosova nga shqiptarët;
Ky është Rankoviqi indirekt i ditëve tona.
Ta bën të pamundur jetën në Kosovë, në mënyrë që të largohesh, dhe Kosova të boshatiset nga shqiptarët.
Jo rastësisht, sytë i ka kah diaspora.
Shqiptarët i sheh veç përjashta Kosovës.
Ndoshta nuk është normal.
Ndoshta po e lajthisin bandat e vjetra nëpër Institucione, nuk jam e sigurt….
ama edhe budalla më i madh e di se nuk i shtrenjtohet rryma popullit më të varfër në Evropë!
Shtrenjtimet e ushqimit, papunësia, rrogat e vogla dhe varfëria janë armët e qeverisë së Kosovës për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët.
Qysh shpjegohet ndryshe, që nuk ekziston një mekanizēm shtetëror që ia ndal hovin tregtarëve për t’i rritur çmimet.
Kjo është anarki.
Anarkia i konvenon qeverisë antishqiptare.
Gati qe 1 vit, prej se ekziston qeveria Kurti, Kosova lëngon, vegjeton, është e sëmurë, e varfër, e mjerë, e izoluar edhe nga Shqipëria, dhe e humbur.
Nuk ke kah ia ngjet.
Një punë e mirë nuk u bë deri sot.
Urrejtje, padurim, ndarje, mesazhe negative dhe depresion.
Vdekje, sëmundje, vrasje, padrejtësi, pabarazi, frikë….pa shpresë!
Kur them se qeveia Kurti punon në interes të Serbisë, bazohem në këto krime të kësaj qeverie:
Rojave të Urës dhe paramilitarëve serbë u jep paga pa punuar, kurse për shqiptarët po përgatit Ligj policor, që i përndjek zyrtarët dhe administratën publike për t’i frikësuar dhe kërcënuar;
Ideja e Inspektoriatit për administratën është staliniste dhe policore.
Është tragjedia më e madhe për demokracinë.
Serbëve ua paguan rrymën (me paret tona), neve shqiptarëve na e shtrenjton.
Ai e di që ne nuk kemi pare.
Që i kemi rrogat e vogla, që jemi të varfër dhe papunësia është tmerrësisht e madhe, por nuk ndjen, në fakt ndjen, por vetëm frustrim dhe urrejtje për shqiptarët!
Albin Kurti premton se do ta gjejë vrasësin e Jusuf Gërvallës, kurse Albulena Haxhiu nuk ka kohë ta gjejë ‘vrasësin’ e Astrit Deharit, sepse është e zënë me artin e shtatë, artistja në serialet ‘hajni, milici, sudija, paditësi’.
Albin Kurti i ka shfrytëzuar për pushtet edhe viktimat e luftës, të cilët më nuk po kërkojnë drejtësi, as për veten e tyre, dhe askush më nuk po kërkon të paditet Serbia për krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve.
Presidentja po merret me çështje estetike, me ridizajnim të llukut, i ka lindur ideja të duket bukur….kështu….sa për që kemi komandante neve sot na pushton Serbia
Kosova po tretet.
Albin Kuti ju bën zullim, sepse ju konsideron të vdekur, është i bindur se s’ka kush proteston kundër tij!
Jetojmë në shtetin ku nuk merr pension të plotë nëse nuk ia ke paguar kontributet Serbisë.
A ka absurditet më të madh se ky!
P.S. Ishalla nuk më kushton shtrenjtë ky shkrim, se diçka m’kanë ‘hy këmbët n’dhé’!
Edhe nëse m’kushton, s’ka dert…
Mos harroni ‘I’m Simply The Best’.