Qeveria Kurti shfuqizoi këto vendime të Qeverisë Haradinaj
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, janë shfuqizuar shtatë vendime që kishte marrë më herët Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
1. Vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore;
2. Vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit;
3. Vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Republikën e Kosovës;
4. Vendimi i Qeverisë për emërimin e udhëheqësit të Projektit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve Endacakë;
5. Vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;
6. Vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO;
7. Vendimi i Qeverisë për themelimin e Task – Forcës Kundër Narkotik tek të rinjtë dhe siguri në shkolla.