Sekretarët e përgjithshëm të prekur nga riorganizimi do të dalin në listën tepricë
19 shkurt 2020
| 16:52
Kryeministri Albin Kurti, propozoi që sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganizimi të kalojnë në listën tepricë.
Kurti ka deklaruar se ministritë e prekura nga riorganizimi janë ministria e Jashtme, e Teknologjisë, e Financave, e Punëve të Brendshme, ministria e Ekonomisë, ministra e Infrastrukturës.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, propozoi që Sekretar i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, të ricaktohet Sekretar i Përgjithshëm në Ministrin e Infrastrukturës.
Qeveria ka miratuar propozimin e ministrit Abdixhiku për ricaktimin e Bytyqit si sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ky vendim u votua në mbledhjen e Qeverisë.