Qeveria lejon aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura

01 nëntor 2020 | 20:35

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Qeveria ka miratuar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Ndër masat që do të lejohen por me kujdes të shtuar janë edhe aktivitetet sportive.

Ja çfarë thotë pika e 12:

Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjes mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, të bazuar në Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19.

Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas i huaj është arrestuar sot në mesditë në…