Qeveria lejon shpronësimet e pronave për sheshin në Obiliq
11 korrik 2019
| 14:48
Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten propozim-vendimin për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme/ndërtesës-lokaleve afariste të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Sheshit të Qytetit” në Obiliq.
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Kurtan Kajtazi, ka thënë se kompensimi do të bëhet konform ligjeve në fuqi.
“Kompensimi i vlerës lokale do të bëhet nga Komuna e Obiliqit konform ligjeve në fuqi”, ka thënë Kajtazi.