Qeveria liron Bashkësitë Fetare dhe disa mallra nga tatimi doganor

26 prill 2019 | 09:56

Kabineti qeveritar ka aprovuar propozim-vendimin për lirim nga tatimi doganor për mallrat me kodet 0101 deri në 0106.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kosova ka nevoje për import të kafshëve, pasi  ka mungesë.  

“Kosova sipas analizave ka nevojë për import të kafshëve sepse ka mungesë dhe reformat fiskale shkojnë në këtë drejtim”, u shpreh Hamza.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe propozim-vendimit për lirim nga tatimi doganor për Bashkësitë Fetare të parapara me legjislacionin në fuqi për liritë fetare në Kosovë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka deklaruar se ka pasë kërkesë nga Bashkësitë Fetare që të trajtohen sipas praktikave të vendeve të botës dhe të lirohen nga tatimi doganor.

“Ne kemi pasë kërkesë nga Bashkësitë Fetare me i trajtu sipas praktikave të vendeve të botës me i liru nga tatimi doganor, ky lirim do jetë i kufizuar vetëm në sasinë e nevojshme. Kosova çmohet dhe me këtë theksohet edhe nga Bashkësitë Fetare dhe kërkoj të votohet ky vendim nga lirimi i tatimit doganor”, u shpreh Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Libri i luftës” i autorit Nuhi Bytyçi do të promovohet…