Qeveria mban mbledhje elektronike, e emëron një komision pesë anëtarësh që do të zgjedh drejtorin e ASHI
21 qershor 2024
| 22:16
Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e 210’të, në të cilën u u emërua një komision pesë anëtarësh që do ta zgjedhë drejtorin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Në përbërje të këtij komisioni janë:
1. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues;
2. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar;
3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
4. Ahmet Gashi, U.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;
5. Besnik Aliu, Ekspert i jashtëm, anëtar.