Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
31 janar 2024
| 15:48
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të mërkurën një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak; pasqyrën preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2023.