Qeveria mban mbledhje elektronike, merr tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë tri vendime.
Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: Drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ka ndarë mjeteve buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës në Belfast me qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave.
Gjithashtu ka aprovuar e kërkesën e Ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.