Qeveria mban mbledhje, merr këto vendime

15 janar 2024 | 19:33

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, kësaj radhe në mënyrë elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit në vend të Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet Hyrmete Mydyti.

Gjithashtu ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2024-2026.

Në këtë mbledhje, qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10 janar 2024 sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. të vendimit. Thuhet se pikat tjera të vendimit të Qeverisë Nr.08/182 të datës 10.01.2024 mbesin të pandryshuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ajrore ukrainase rrëzuan një aeroplan “spiun” rus që mund…