Qeveria mban mbledhje online, lë në fuqi disa udhëzime administrative

26 prill 2022 | 17:18

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë nr. 02/50 të datës 23 dhjetor 2021.

Me ndryshimet dhe plotësimet e këtij vendimi, me qëllim të shmangies së vakumit juridik, mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nën ligjore apo plotësim/ndryshimet eventuale të legjislacionit primar, udhëzimet administrative si në vijim:

Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për themelimin, zgjedhjen, përgjegjësitë dhe funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;

Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin zbatues dhe monitorues;

Udhëzimi Administrativ për themelimin, zgjedhjen, përgjegjësitë dhe funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;

Udhëzimi Administrativ 10/2011 për regjistrimin dhe licencimin e profesionistëve shëndetësorë;

Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;

Udhëzimi Administrativ 15/2003 për pagesat e ekspertëve profesionalë dhe komisioneve profesionale; dhe

Udhëzimi Administrativ 13/2013 për qarkulluesit me shumicë për produktet dhe pajisjet medicinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Isa Krasniqi Që nga fillimi i luftës në Ukrainë,…