Qeveria mbështet ndërtimin e Kompleksit Universitar të Gjakovës “Fehmi Agani”

15 korrik 2020 | 19:16

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, prof. ass. dr. Artan Nimani ,ka zhvilluar një takim me Besnik Tahirin, zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, nga i cili ka marrë mbështetjen e plotë për ndërtimin e Kompleksit Universitar të UGJFA-së.

Rektori Nimani ka shprehur falënderim për gatishmërinë, përkrahjen dhe vizitën e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, me bashkëpunëtorë, në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Gjatë takimit, rektori Nimani e ka informuar Tahirin për të arriturat e UGJFA-së, për ngritjen e UGJFA-së për 3 446 pozita më lart në radhitjen botërore të universiteteve në WEBOMETRICS, për ndërkombëtarizimin dhe për bashkëpunimet e universitetit me institucione dhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, për fondet e fituara nga Erasmus +, që kapin vlerën e mbi 2 milionë eurove, si dhe për përgatitjet e nisjes së Kompleksit Universitar të UGJFA-së, për të cilin janë në përfundim të disa procedurave dhe parashihet që punimet të nisin në muajin tetor.

Zëvendëskryeministri Tahiri në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës u zotua se me gjithë kapacitetet që ofron do ta mbështet ndërtimin e Kompleksit Universitar të UGJFA-së.

Po ashtu, Tahiri u ndie i kënaqur me pritjen që iu bë nga rektori Nimani me bashkëpunëtorë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Sipas planit ideor, është një kompleks modern, i cili do t’i përmbushë të gjitha normativat evropiane që kërkohen dhe, si i tillë, i është përshtatur ekstraktit të planifikimit urban të qytetit dhe do të ofrojë zgjidhje afatgjatë në mundësinë e studimeve për studentët e Gjakovës me rrethinë dhe ata të rajonit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, publicisti dhe botuesi Muhamet Mavraj, në emisionin “Imazh”…