Qeveria “mbështillet” me ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë mbështetjeje

22 shkurt 2022 | 19:43

Qeveria e Kosovës ka marr ngjyrat e flamurit ukrainas si shenjë mbështetjeje.

Republika e Kosovës e ka dëshmuar edhe njëherë sonte mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

Kjo pasi objekti i qeverisë është veshur me flamurin e Kievit zyrtar.

Ky veprim vjen pas situatës së fundit që është shkaktuar nga Rusia, pasi e ka njohur pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës lindore.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se janë në mbështetje dhe përkrahje të Ukrainës. Po ashtu, edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një reagim të njëjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët…