Qeveria mblidhet sot në orën 13:00
21 maj 2021
| 11:40
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti pritet të mbajë sot (e premte) mbledhjen e radhës.
Kjo mbledhje pritet të mbahet në orën 13:00. Lajmin e ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një njoftimi për medie, por pa specifikuar agjendën.