Qeveria mbyll kafeteritë, qendrat tregtare e kompanitë private

13 mars 2020 | 21:17

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë masa të reja mbrojtëse kundër infektimit me coronavirus COVID-19, pas dy rasteve që u konfirmuan si pozitive me këtë virus në Kosovë.

Kryeministri, Albin Kurti njoftoi se kanë marrë vendim të mbyllen të gjitha kafeteritë e lokalet e natës, si dhe të gjitha qendrat tregtare, e të pezullohen aktivitetet kulturore e sportive.

Po ashtu ai thekoi se kontrolle shëndetësore të rrepta do tu nënshtrohen të gjithë ata të cilët kalojnë kufirin nëpër pika kufitare, duke u urdhëruar të jenë në karantinë 14 ditë pas kontrolleve.

Në vendimin për qendrat tregtare nuk përfshihen farmacitë dhe marketet ushqimore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeverisa e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që të…