Qeveria mbyll të gjithë kufijtë tokësorë – përveç për shtetasit e Kosovës
13 mars 2020
| 21:13
Qeverisa e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç shtetasve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor që hyjnë në Kosovë, qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Tutje, Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet.
“Qeveria ka vendosur që të mbyllen kafet dhe restorante, të gjitha qendrat tregtare dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në të gjithë Kosovën”, shtoi Kurti.