Qeveria me masa të reja ndaj koronavirusit, kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve

23 mars 2020 | 23:01

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin për qytetarë dhe automjete me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kosova deri më tani ka 35 raste të konfirmuara me Covid-19, dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, qeveria ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i veturave dhe qytetarëve në këto orare: Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Vendimi është votuar në mbledhjen e qeverisë e cila është mbajtur në formë virtuale.

Të dielën këto masa i kishte kërkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit…