Qeveria me udhëzim për rregullimin e çmimeve të naftës
22 qershor 2022
| 11:08
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projekt-udhëzimin për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë punuar për këtë projekt-udhëzim.
Ajo ka thënë se kjo po bëhet për shkak të mbrojtjes së konsumatorit dhe për të rregulluar konkurrencën.