Qeveria me veprime kuislinge dhe tradhtie
Shkruan: Hisen Berisha
Në vend të titullit: Kosova a bëri luftë për liri apo “konflikt civil” siç po e cilësojnë qeveritarët e Kurtit si “rebelim kundër rendit juridik e kushtetues për të drejta në RFJ?!”
“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë, ne vajtojmë për 1 617 të zhdukur ende nga konflikti në Kosovë…”, deklaruan qeveritarët!
Ja një dëshmi institucionale kundër “luftës së popullit të Kosovës që u organizua si UÇK, për çlirim nga regjimi fashist serb, i drejtuar nga Millosheviqi!”.
Regjim të cilin po e vazhdon sot, Gebelsi i tij, Vuçiq në Beograd, kurse në Prishtinë e mbajnë stafetën e neojugosllavizmit Qeveria Kurti 1e2, me kabinetarët dhe padrinot e tyre, pjellë jugonostalgjike.
Kjo deklaratë e zëvendësministrit të Drejtësisë dhe ministres zonjës Vetingu është në frymën e “ligjit” që miratoi kjo mazhorancë këmbas në “seancën e grushtave dhe shpullave”, në një seancë të parregullt, për themelimin e “Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës” pa e saktësuar “të kryera nga kush”, duke e sanksionuar si përudh hetimi, marsin 1998 deri në 31 dhjetor 31 te vitit 2000.
Kjo do të thotë se luftës për çlirim do i faturohen edhe krimet ordinere “civile” të kryera në përudhen e pas luftës. (Për të cilat saktësoi se duhen hetuar, gjetur e dënuar kryesit).
Por, nëse krimet civile të pas luftës i faturohen luftës dhe periudhës kur u zhvillua ajo, atëherë kemi të bëjmë me pretendimin që luftës për çlirim t’i jepet karakter i “konfliktit civil!”.
(Nëse në Kosovë nuk paska pasur luftë për lir,i por “konflikt civil” atëherë s’mund të ketë as liri, pavarësi e shtet).
Konflikti civil e shumta, konsiderohet rebelim ndaj rendit juridik kushtetues të një shteti, por assesi të krijohet një shtet i ri, duke ia ndarë një pjesë të territorit, një shteti sovran dhe subjekt ndërkombëtar i institucioneve dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, si ish RFJ apo Serbia, e njohur ndërkombëtarisht, (me Kosovën pjesë integrale të saj).
Pra, ky deklarim i qeveritarëve Kurti nuk është i rastit, siç nuk ishte rastësi as ideimi i këtij “instituti” dhe votimi i tij unanim, përkundër kundërshtimit të PDK-së dhe LDK-së që të mos bëhej si i tillë ose të paktën të përfshihet vetëm periudha e luftës mars ‘98 deri në qershor ‘99, kur edhe ka hyrë NATO në Kosovën e çliruar.
Pra, nga këto veprime kuislinge e tradhtie të kësaj qeverie, si dhe në rast të shqyrtimit dënues ndaj liderëve të UÇK në Hagë, do i krijohet alibi e mjaftueshme Serbisë, që ta dërgoj për rishqyrtim në GjND, opinionin e saj për të drejtën e Kosovës në pavarësi, nga një “konflikt civil” për ta rishqyrtuar se a është cenuar e drejta ndërkombëtare me shkëputje të një pjese të territorit RFJ/Serbisë dhe krijimin e një shteti të ri “nga territori i saj?! (Kjo përbën bazën arsyetuese të Serbisë që po ia krijojnë servilët e qeverisë kuislinge).
Prandaj mbetëm konsistent edhe më tutje se kjo strukturë drejtuese e qeverisë dhe subjekti politik ku janë të strukturuar, janë me mision e agjendë të përcaktuar qartë se ku do të arrijnë, nga padrinot e tyre në Prishtinë, Beograd e gjetiu nëpër Azi.