Qeveria menjëherë shpërfill kërkesën e presidentit
24 mars 2020
| 11:48
Presidenti Hashim Thaçi sot, në konferencë për media, kërkoi nga Qeveria e Kosovës që ta pezullojë vendimin për kufizimin e lëvizjes që e mori mbrëmë. Por, kërkesa e presidentit do të kthehet prapë nga qeveria, pasi që kjo është vendosur që ta mbajë këtë masë si preventivë për përhapjen e koronavirusit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për klankosova.tv se nuk është duke u shqyrtuar kjo kërkesë dhe se vendimi u është dërguar të gjitha institucioneve përkatëse. “Qeveria mbrëmë ka marrë këtë vendim dhe nuk do ta shqyrtojmë. Vendimi u është dërguar të gjitha institucioneve dhe po zbatohet”, ka thënë Kryeziu. Këtë kërkesë Thaçi ia dërgoi Kurtit edhe përmes letrës, por ende nuk dihet nëse ky i fundit do t’ia kthejë letrën.