Qeveria merr masa shtesë: Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës

14 mars 2020 | 23:49

Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e jashtëzakonshme, ka marrë vendim për masa shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19 në vazhdimësi të vendimit të Qeverisë Nr.01/09, të datës 13 mars 2020.

“Masat shtesë që janë ndërmarrë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës  janë si në vijim: 1.Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës. 2.Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një foshnje e porsalindur sot në Londër, ka rezultuar pozitive…