Qeveria merr vendim për ndarjen e parcelës për ndërtimin e Ambasadës së Gjermanisë
13 nëntor 2018
| 15:17
Qeveria e kalon në pronësi të Komunës së Prishtinës parcelën për ndërtimin e Ambasadës së Gjermanisë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka bartur në pronësi të Komunës së Prishtinës një parcelë afër Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), e cila është e destinuar për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovës.
Bëhet fjalë për parcelën prej 5 645 mijë metrave katror, e cila i është transferuar komunës në pronësi.
Kjo parcelë ka qenë pjesë e QKUK-së, por ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka ftuar Qeverinë që ta aprovojë këtë kërkesë, duke shtuar se Gjermania ka qenë një prej vendeve që ka ndihmuar Kosovën dhe ka qenë e përkushtuar për forcimin e shtetësisë së saj.