
Qeveria merr vendim për rivarrimin e heronjve të kombit Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
05 nëntor 2019
| 21:04
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka zhvilluar të martën mbledhjen e 113-të, në të cilën ka miratuar vendimet nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Në këtë mbledhje është aprovuar vendimi për rivarrimin e dshmorëve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani.
/Epoka e re/