Qeveria merr vendim për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Qeveria e Kosovës ka vendosur për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.
Vendimin dhe rritjen për secilën kategori e ka sqaruar ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, rritja do të jetë 20%, familjet që kanë 2 apo më shumë dëshmorë, rritja do të jetë përtej 20%. Familja me një të zhdukur do të ketë rritje 20%, familjet me 2 apo më tepër, do të jetë përtej 20%. Ngjashëm edhe pensionet invalidore, do të rriten të gjitha kategoritë për 20%. Shtesat për ndihmë e përkujdese, kujdestari do të ketë rritje prej 20%. Edhe pensionet familjare pas vdekjes së invalidit, 20% për të gjitha kategoritë. Familja me një viktimë civile rritja është 20%, te familjet me më shumë, rritja shkon edhe më tej. Rritje do të kenë edhe veteranët dhe viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Murati në mbledhjen e qeverisë.