Qeveria merr vendim për të ndihmuar bizneset që kanë obligime ndaj Administratës Tatimore
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tregon se Qeveria e Kosovës në mënyrë që tu ndihmojë bizneseve ka marrur vendime për tejkalimin e gjendjeve nga pandemia.
Vendimet e Qeverisë janë për shtyerjen e bllokimit të llogarive bankare për tatimpaguesit me obligime ndaj ATK.
“Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021”, shkruan Hoti.
Postimi i tij i plotë:
Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:
1. Të shtyejë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.
2. Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.