Qeveria merr vendim për të vendosur memorial për nder të viktimave të 11 shtatorit
11 shtator 2018
| 11:50
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA.
Kabineti qeveritar në këtë mbledhje ka marrë vendim që të vendosë memorial të përhershëm në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, në shenjë nderimi për viktimat e 11 shtatorit në Amerikës.