Qeveria merr vendim për uljen e shpenzimeve telefonike
Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese, (mbledhja elektronike), e 23-ta me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë.
Vendimi i parë që ka marr miratimin e Qeverise në mbledhjen e sotme ka qenë Vendimi për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Republikës së Kosovës . Vendimi synon të racionalizoj shpenzimet e parasë publike për përdorimin e telefonave në Qeverinë e Republikës së Kosovës. “Me këtë vendim shfuqizohet Vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 22.01.2008, si dhe pezullohen nenet ( 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8 ) të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2008 për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Kosovës. Vendimi përcakton zyrtarët përfitues të telefonisë mobile dhe shumat e aprovuara që do të mbulohen nga buxheti. Gjithashtu vendimi përcakton edhe të drejtën dhe shumën e lejuar të harxhimeve edhe në telefonin fikse në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.