Qeveria miratoi Projektligjin për financimin e partive politike
09 tetor 2018
| 17:02
Në mbledhjen e Qeverisë të martën është aprovuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financim e subjekteve politike.
Me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit parashihet që të sqarohen disa nga dispozitat ligjore, me theks të veçantë te kontrolli i financimit të subjekteve politike, auditimit të raporteve financiare dhe publikimi i tyre.
Gjithashtu me projektligj përcaktohen edhe masat ndëshkuese për subjektet që nuk respektojnë kërkesat e dala nga ky ligj.
Nisma për ndryshimin e Ligjit për financimit të partive politike është bërë me qëllim të rritjes së transparencës dhe luftës së korrupsionit.
Ligji ka marrë për bazë edhe opinionet e Komisionit të Venedikut që janë inkorporuar në ligj.
/Epoka e re/