Qeveria miraton buxhetin e Komunës së Prishtinës
31 janar 2025
| 13:24
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar së Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin e Komunës së Prishtinës.
Ai ka thënë se këtë vendim do ta përcjellin në Kuvendin e Kosovës.
“Siç e dini gjatë vitit të kaluar në afate të rregullta Asambleja Komunale nuk ka arritur që ta miratoj me kohë buxhetin, prandaj tek tani që e kanë miratuar ne si qeveri e procedojmë për në Kuvend dhe i mbetet legjislaturës së ardhshme në vijim që të miratoj këtë buxhet. Por, deri atëherë komuna do të vazhdojë me ndarjet buxhetore siç e parasheh ligji, pra sipas vitit 2024”, ka thënë Murati në një konferencë për medie.