Qeveria miraton disa projektligje
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar disa projektligje.
Kabineti qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka miratuar Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin për inspektimet dhe Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve.
Krahas kësaj, ekzekutivi ka miratuar edhe Komisionin ekzekutiv me qëllim të propozimit dhe hartimit të parimeve themelore, si parakusht për themelimin e fondit sovran, të cilin kryeministri Kurti e ka quajtur si shumë të rëndësishëm në implementimin e programit qeverisës.
Ndërkohë është miratuar edhe amendamenti 1 i marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2017, nga e cila është thënë se do të rialokohen 2.3 milionë euro.