Qeveria miraton dy nisma që synojnë të forcojnë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut

17 nëntor 2024 | 17:39

Qeveria e Kosovës, e ka mbajtur mbledhjen e 231-të të saj.

Në mbledhjen elektronike, të mbajtur sot janë miratuar dy nisma që synojnë ta forcojnë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, e para lidhet me nismën për lidhjen e Protokollit për Implementimin e Marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.

Derisa nisma e dytë, është ajo për lidhjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut.

Memorandumi në fjalë, ka për qëllim bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë kombëtare të të dy vendeve.

Kjo mbledhje vjen në prag të mbledhjes së përbashkët të dyja qeverive, të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, e cila mbahet nesër në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës…