Qeveria miraton kërkesën për kompleksin sportiv të Prishtinës
Qeveria e Republikës së Kosovës të martën e miratoi kërkesën e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport që të zgjerohet hapësira e parcelës së kërkuar nga FC Prishtina për shfrytëzim.
“Qeveria Haradinaj, në mbledhjen e saj të radhës, i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së Ministrisë së Sportit që të zgjerohet hapësira e parcelës së kërkuar nga FC Prishtina për shfrytëzim. Me propozim-vendimin e ri, bardhekaltrit do t’i kenë në dispozicion 100 mijë metra për ndërtimin e kompleksit të madh dhe modern sportiv, që planifikojnë ta bëjnë prishtinasit. Pra, gati një fish më shumë në krahasim me vendimin paraprak, në bazë të të cilit prishtinasit do t’i kishin në dispozicion pak më shumë se 50 mijë metra katrorë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
/Epoka e re/