
Qeveria miraton Kodim e ri Penal
13 prill 2018
| 10:46
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektkodin e ri të Kosovës.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se ky projektkod është në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se me këtë projektkod është i ndaluar deri në 10 vjet ushtrimi i funksionit publik në rast të aktgjykimit përfundimtar.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se miratimi i projektkodit konfirmon luftën kundër krimit dhe korrupsionit.