
Qeveria miraton krijimin e Task-Forcës për të përmirësuar nivelin e pastërtisë së ajrit
29 janar 2018
| 13:05
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme të radhës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për krijimin e Task-Forcës të udhëhequr nga kjo ministri për të përmirësuar nivelin e pastërtisë së ajrit.
Po ashtu, kabineti qeveritar ka kërkuar nga të gjithë akterët që të ndërmarrin masat në fushën e tyre të përgjegjësive në këtë drejtim.